Reforma Zgjedhore/ PS nuk pret, çon në Kuvend projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar
Partia Socialiste ka paraqitur të mërkurën e 8 tetorit, projektvendimin për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Zgjedhore.
Në draftin paraprak të siguruar nga Syri, thuhet se: ‘Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore bazuar në trajtimin e rekomandimeve të raporteve të mëparshme të pa trajtuara të OSBE/ODIHR-it, rekomandimeve në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, si dhe të raportit të pritshëm për zgjedhjet e 11 majit 2025; trajtimin e rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin e ligjit për financimin e partive politike’.
Sipas draft-propozimit, Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 anëtarë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 8 anëtarë përfaqësues të grupe të tjera parlamentare, ndërsa emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit.
Gjithashtu, në draft parashikohet që Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike, ku pritet të ngrihet edhe grupi i ekspertëve teknikë, ndërsa pPërbërja dhe mënyra e funksionim të tij, do të përcaktohen me vendim të Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
Projektvendimi:
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
PROJEKTVENDIM
PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PARLAMENTAR PËR REALIZIMIN E REFORMËS ZGJEDHORE
Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
I. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Realizimin e Reformës Zgjedhore.
II. Komisioni ka objekt të veprimtarisë së tij hartimin e ndryshimeve legjislative për reformën zgjedhore bazuar në trajtimin e rekomandimeve të raporteve të mëparshme të pa trajtuara të OSBE/ODIHR-it, rekomandimeve në raportin e OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore të 14 majit 2023, si dhe të raportit të pritshëm për zgjedhjet e 11 majit 2025; trajtimin e rekomandimeve të institucioneve përgjegjëse për zgjedhjet, të partive politike parlamentare dhe organizatave jofitimprurëse, si dhe hartimin e ligjit për financimin e partive politike.
III. Komisioni i Posaçëm do të përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 anëtarë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, 8 anëtarë përfaqësues të grupe të tjera parlamentare .Emrat e anëtarëve të Komisionit përcaktohen me vendim të Kuvendit.
IV. Komisioni drejtohet nga dy bashkëkryetarë, një nga Partia Socialiste dhe një nga Partia Demokratike.
V.Pranë Komisionit ngrihet grupi i ekspertëve teknikë. Përbërja dhe mënyra e funksionim të tij përcaktohen me vendim të Komisionit të Posaçëm Parlamentar.
VI. Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ekspertë të OSBE/ODIHR-it, Këshilli i Europ ekspertë të Komisionit të Venecias, si dhe përfaqësues dhe/ose ekspertë të BE-së dhe SHB ve ftohen të ndjekin, të japin asistencë dhe ekspertizë teknike në punimet e Komisionit dhe grupit të ekspertëve teknikë të ngritur pranë tij.
VII. Çdo parti që përfaqësohet në komision ka të drejtë të propozojë amendamente diskutim dhe miratim. Palët duhet të angazhohen të gjejnë konsensusin në lidhje me Për çështje të veçanta për të cilat palët nuk kanë gjetur konsensus do të vlerësohet dhe kërk asistenca e ekspertizës së OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
REPUBLIKA E SHQIPERISE
KUVENDI
VENDIM
Nr._ /2025
PËR NGRITJEN E KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN ADMINISTRATIVO-TERRITORIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 77, pika 1, dhe 78, pika 1, të Kushtetutës dhe të neneve 24 dhe 55, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, me propozimin e një grupi deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
1. Ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo- Territoriale në Republikën e Shqipërisë.
II. Komisioni i Posaçëm ka për objekt të veprimtarisë së tij:
a) të shqyrtojë kuadrin ligjor dhe institucional të qeverisjes vendore;
b) të analizojë dhe propozojë opsione për ridizenjimin territorial dhe forcimin e kapaciteteve administrative të njësive të qeverisjes vendore;
c) të analizojë sistemin aktual të financave vendore dhe të rekomandojë masa për shëndoshjen financiare dhe rritjen e qëndrueshmërisë së njësive të vetëqeverisjes vendore, duke përfshirë forcimin e decentralizimit fiskal, rritjen e të ardhurave vendore, optimizimin e shpenzimeve dhe përmirësimin e menaxhimit financiar;
ç) të shqyrtojë cilësinë dhe aksesin e shërbimeve publike vendore;
d) të sigurojë përputhshmërinë e propozimeve me acquis të Bashkimit Europian dhe politikat e kohezionit rajonal;
dh) të zhvillojë proces konsultimi tërësor, gjithëpërfshirës dhe transparent me njësitë e qeverisjes vendore, shoqatat e tyre, shoqërinë civile dhe partnerët ndërkombëtarë;
e) të paraqesë përpara Kuvendit dokument analitik me rekomandime për hapat e mëtejshëm dhe projekt-propozime ligjore.
III. Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë. Emrat e anëtarëve të tij do të përcaktohen me vendim të Kuvendit.