EMRAT/ Në garë për kreun e SPAK katër kandidatura zyrtare deri tani, sot afati i fundit
Deri më tani katër emra janë zyrtarizuar si kandidatë për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Të interesuarit që kanë dorëzuar kandidaturën janë: Klodian Braho, Doloreza Musabelliu, Elvin Gokaj, Adnand Xholi.
Afati për paraqitjen e kandidaturave për postin drejtues të SPAK përfundon sot, duke i hapur rrugë më pas procesit të vlerësimit dhe përzgjedhjes nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë.
Kreu i ri i SPAK pritet të zëvendësojë prokurorin Altin Dumani, mandati i të cilit është drejt përfundimit.