Luhatje temperaturash dhe vranësira/ Si parashikohet moti për sot
Sot, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet me kthjellime dhe alternime vranësirash të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore.
Reshjet e shiut do të jenë të dobëta të përqëndruara në lindje të vendit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje-veri me shpejtësi mesatare 10m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina do të arrijë shpejtësi 20m/s.
Valëzimi në dete do të jetë i forcës 3-4 ballë.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 3 gradë Celsius, vlerat maksimale do të arrijnë deri në 18 gradë Celsius.