'Forza Italia është krahu i vërtetë'/ Doda: Shqiptarët në Itali duhet t’ja japin votën atyre që kanë qenë gjithmonë pranë nesh

Deputetja italiane e Forza Italia, Erica Mazzetti, dhe kryetari i Partisë Demokratike në Romë, Bardhok Doda, ishin të ftuar në një intervistë për Syri TV, ku folën për angazhimin e tyre politik dhe rolin e komunitetit shqiptar në Itali.

Gjatë fjalës së saj, Mazzetti theksoi kandidaturën për zgjedhjet rajonale në Toskanë, duke nënvizuar se prioritet i saj mbetet përfaqësimi i komunitetit të gjerë, përfshirë edhe shqiptarët. Ndërsa Doda apeloi që bashkatdhetarët të mbështesin gjithmonë ata që kanë qëndruar pranë tyre.

“Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se votën duhet t’ja japin gjithmonë atij që ka ndenjur afër nesh. Na kanë ndihmuar në të gjithë historinë, që prej vitit 1997 kur Silvio Berluskoni mori qindra shqiptarë me autobusë dhe për tre vite rresht i mbajti, i sistemoi me dokumenta dhe i ndihmoi të integrohen në shoqërinë italiane”, u shpreh Doda.

Ai theksoi se e vetmja forcë politike që ka mbështetur shqiptarët në Itali është Forza Italia, së bashku me Partinë Demokratike në vend. “Është gjithmonë afër nesh, na ka hapur derën si komunitet dhe na ka përfaqësuar në parlamentin italian”, tha ai, duke përmendur takimet me kryetarë grupesh parlamentarë dhe deputetë të njohur, ku kishin marre pjesë edhe Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Në fund, Doda bëri thirrje për unitet mes shqiptarëve në Itali: “Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të ecim gjithmonë në krahun e drejtë, në krahun e vërtetë. Krahu i vërtetë për ne është Forza Italia”.

Doda:

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë se votën duhet t’ja japin gjithmonë atij që ka mbajtur afër dhe ka ndenjur afër nesh.

Dhe na kanë ndihmuar në të gjithë historinë e vet, që në vitin ’97 kur Silvio Berluskoni ishte i pari dhe mori autobusë, le të themi, qindra shqiptarë dhe për 3 vite rresht i mbajti dhe i sistemoi me dokumenta, derisa ata gjetën punë dhe sistemuan jetën e tyre.

Pra nëqoftëse ne duhet të jemi afër ndonjë partie politike, e vetmja parti politike që ne na përkrah bashkë me Partinë Demokratike është ajo e Forza Italias.
Është gjithmonë afër nesh dhe gjithmonë na ka hapur derën, siç na ka hapur derën si komunitet edhe si komunitet dhe ne kemi qenë në parlamentin italian në takim me kryetarin e grupit parlamentar zotin Parelli, me deputetin Badillocio, zotin Flamur Noka, Agron Gjekmarkaj etj.

Ne duhet të jemi të bashkuar dhe të ecim gjithmonë në krahun e drejtë, në krahun e vërtetë. Krahu i vërtetë për ne është Forza Italia.