Erica Mazzetti: Shqiptarët janë rajoni i 21-të i Italisë! Së bashku në betejë për lirinë dhe demokracinë...

Deputetja italiane e Forza Italia, Erica Mazzetti, ishte e ftuar në një intervistë në Syri TV, e cila ka folur rreth kandidaturës së saj për zgjedhjet rajonale në Toskana, duke theksuar angazhim të fortë ndaj komunitetit të gjerë që përfaqëson, përfshirë edhe komunitetin shqiptar në Prato.

Mazzetti u shpreh se kandidimi i saj është një akt përgjegjësie dhe respekti ndaj qytetarëve që e mbështesin prej më shumë se dy dekadash, ndërsa theksoi lidhjen e veçantë me shqiptarët, të cilët i cilësoi si pjesë përbërëse të shoqërisë italiane.

Erica Mazzetti: Unë që jam deputete prej 7 vitesh, meqenëse ndihem një grua e popullit, jam afër qytetarëve por dhe përfaqësuese e qendrës së djathtë edhe për të pasur një visibilitet të partisë time sa më të madh zgjodha të kandidohem për respektin dhe përgjegjësinë mbi territorin tim. Unë jam kandidate e rajonit të Toskanës, pra në krye të listës së Pratos, Forza Italia.

Ky është një akt përgjegjësie, respekti kundrejt shumë qytetarëve që prej më shumë se 20 vjetësh më ndjekin. Prato është një qytet i veçantë i cili është i përbërë nga shumë njerëz që vijnë nga vende të ndryshëm të botës. Kemi 100 kombësi etnike sikurse ju e dini shumë mirë ku një nga kampet më të mëdhenj është ai i shqiptar ku kemi lidhur një miqësi shumë të ngushtë që prej viteve 1990, kur largpamësia e Berluskonit, dashuria dhe pasioni i madh dhe përzemërsia kundrejt shqiptarëve ka krijuar këtë urë miqësie të rëndësishme. Unë kam vendosur ta çoj përpara sepse  është rruga e duhur. Ju jeni pjesë përbërëse e komunitetit tonë, sikurse e tha edhe ai vetë, jeni rajoni 21 i Italisë dhe së bashku me mikun Doda jemi duke bërë një punë shumë të madhe për Forza Italia.

Sikurse thatë ju me të drejtë, unë kam ardhur shumë shpesh në Shqipëri mes të tjerash edhe para zgjedhjeve të fundit, sepse e gjithë Europa dhe gjithë vendet pranë Europës dhe shpresoj që së shpejti Shqipëria të futet në komunitetin Evropian. Ne duhet të bëjmë një betejë të përbashkët për lirinë dhe demokracinë. Ne së bashku mund t’ia dalim.