Zgjedhjet e pjesshme/ PD zyrtarizon si kandidat, mjekun Amarildo Hoxha në Cërrik

Zyrtarizohet kandidatit i Partisë Demokratike  në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për bashkinë e Cërrikut.

Mjeku Amarildo Hoxha nga shoqëria civile do te jetë kandidatura që do të mbështetet nga PD për bashkinë e Cërrikut.42 vjeçari gëzon reputacion të mirë në zonë, ndërsa ushtron detyrën e mjekut të familjes në Njësinë Administrative Klos Bashkia Cërrik.

Ndërkohë Partia Socialiste  zyrtarizoi një natë më parë kandidaturën e kryetarit të komanduar Florenc Doka si kandidat për Bashkinë Cërrik.

Ndërkohë nisma “Shqipëria Bëhet” e Adriatik Lapaj ka zyrtarizuar emrin e Eligert Hima diplomuar për Kriminilogji në Milano.

Bashkia e Cërrikut numëron rreth 38 mijë votues të regjistruar, por në zgjedhjet vendore të vitit 2023 morën pjesë vetëm 12 mijë qytetarë në 58 qendrat e votimit. Kjo bashki shkon në zgjedhje të pjesshme pas emërimit të ish-kryebashkiakut Andis Salla në postin e Ministrit të Bujqësisë.