Kolapsi i gjykimeve në Apel, KPA zë radhën e emërimeve/ ‘Deri në qershor 2026 na mbani 7 vende bosh, do vijmë me punë aty...’

Nga Elton Qyno

Në një kohë kur sistemi i Drejtësisë është futur në kolaps të plotë, për shkak të mungesës së gjyqtarëve dhe pirgut të madh të dosjeve Penale-Civile, një bllokim të situatës së emërimeve e kanë krijuar qëllimisht dhe vetë institucionet kushtetuese.

Përmes një shkrese të siguruar nga gazetari Syri Elton Qyno që Kolegji i Posaçëm i Apelimit, (KPA Vetting) i ka dërguar një shkresë në 5 Tetor 2022, Këshillit të Lartë Gjyqësor, duke i kërkuar marjen e masave dhe përcaktimin e modaliteteve për emërimin në Gjykatën e Apelit Tiranë, të 7 gjyqtarëve që veprojnë pranë Komisionit të Posaçëm të Apelit.

Para se të vritej me armë zjarri, gjyqtari Astrit Kalaja, Gjykata e Apelit Tiranë, përbëhej nga 34 gjyqëtarë, ndërsa sot kanë mbetur në organikën e saj vetëm 33 të tillë, kur në fakt duhet të ishin plot 74 gjyqtarë që Gjykata e Apelit të funksiononte normalisht.

Por Këshilli i Lartë Gjyqësor për shkak të lobimeve politike dhe ekonomike si dhe mungesës së kastës së vjetër të gjyqtarëve me eksperiencë, ka bllokuar procesin e emërimeve të gjyqtarëve në Apel, duke sjellë mos gjykimin e dosjeve.

E për pasojë kjo situatë ka çuar në shtimin e çështjeve të pagjykuara dhe sorollatjen e qytetarëve. Por një faktor pengues në emërimin e gjyqtarëve të Apelit në Tiranë, është bërë dhe Komisioni i Posaçëm i Apelimit, i cili ka kushtëzuar KLGJ qysh në vitin 2022 që ti ruajë 7 vende bosh.

Kjo pasi sipas kësaj shkrese të firmosur nga kryetarja e KPA-së, Albana Shtylla, mandati 9 vjeçar i gjyqtyarëve të vettingut KPA, mbaron në 26 qershor 2026 dhe pas kësaj kohe, ata duhet të emërohen nga KLGJ pikërisht në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Sipas shkresës të dërguar pikërisht në kohën kur po zbatohej projekti i Hartës së re Gjyqësore, kjo lëvizje është një e drejtë kushtetuese, ndaj KLGJ duhet të mbajë deri në qershor 2026, shtatë vende bosh për në Gjykatën e Apelit Tiranë.

Nga ana tjetër vetë kërkesa e gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit drejtuar KLGJ, është një handikap juridik më vete, pasi ligji dhe Kushtetuta e Shqipërisë parashikon se emërimi i një gjyqtari në sistemin e Drejtësisë, kryhet vetëm kur ka mbaruar shkollën e Magjistraturës.

Pra nëse emërohesh gjyqtar ose prokuror, kushti kryesor është se duhet të kesh përfunduar studimet e larta për Magjistraturë. Ku nga të gjithë anëtarët gjyqtarë të KPA-së, del se shkollën e magjistraturës e ka mbaruar vetëm Ina Rama.