Berisha: Regjistrimi në zgjedhjet e 9 nëntor do bëhet rigorozisht me ligjin dhe Kodin elektoral
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se regjistrimi në zgjedhjet e 9 nëntorit do të bëhet në përputhje të plotë me ligjin dhe Kodin Zgjedhor.
Ai theksoi se PD do të veprojë në mënyrë rigoroze, duke respektuar çdo procedurë ligjore dhe standard që përcakton kuadri elektoral shqiptar.
"Pa diskutim," tha Berisha, "modalitetet janë çështje që i takojnë ekspertëve të Kodit Zgjedhor, por qëndrimi ynë është i qartë: ne zbatojmë ligjin dhe Kodin Zgjedhor në çdo hap të procesit."
Fjala e tij:
PD do të zbatojë rigorozisht ligjin dhe kodin elektoral edhe në këto zgjedhje.
Pa diskutim, por modalitetet dhe këto janë çështje të ekspertëve të Kodit Zgjedhor, por ne zbatojmë kodin zgjedhor.