Komisionet parlamentare/ Berisha: Po pres informacionet nga kreu i grupit parlamentar dhe përfaqësuesit në kryesi

Në takim me gazetarët lidhur me zhvillimet në Kuvend dhe pjesëmarrjen në komisionet parlamentare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u shpreh se është në pritje të informacioneve zyrtare nga kryetari i grupit parlamentar dhe përfaqësuesit e PD në kryesinë e Kuvendit.

Ai theksoi se, pas diskutimit në grupin parlamentar, do të shprehet mbi qëndrimin dhe qëndrueshmërinë e opozitës lidhur me komisionet përkatëse, duke lënë të hapur mundësinë për qëndrime të mëtejshme në varësi të zhvillimeve dhe konsultimeve të brendshme.

Fjala e tij:

Pres informacionin e kryetarit të grupit parlamentar dhe të përfaqësuesve tanë në kryesi, diskutimin në grup për të dhënë mendimin për komisionet që ju pyesni.