Bashkia dhe policia vijojnë prishjet e ndërtimeve pa leje, aksioni shtrihet edhe në Ksamil
Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka vijuar sot në ditën e tij të shtatë aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike.
Aksioni vijon të jetë ende në lagjen nr.4 të Sarandës.
Prishjet janë të kategorive shtesa në katet e para të pallateve, që kishin zaptuar jo vetëm hapësirat publike por edhe ato të përbashkëta, ku në disa raste këto bllokime bëheshin pengesë edhe për kalimin e qytetarëve.
Aksioni në tërë ditët që kur ka nisur ka vijuar normalisht pa pasur asnjë problem me banorët e lagjes.
Ndërsa bëhet publike se ky aksion i nisur pesë ditë më parë në lagjen nr.4 do të vijojë të shtrihet në gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe Njësinë Administrative të Ksamilit.
FOTO GALERI: