'Kemi 13 vjet që i shkruajmë Ramës e qeverisë' Konflikti i pazgjidhur i pronës. Xhaxhai i vrasësit të gjyqtarit kërcënon me tjetër krim
Historia e konfliktit për pronën, që çoi në gjykatë dy familjet Kurtaj dhe Shkambi është historia e një kalvari gjyqësor shumëvjeçar. Dy familjet u janë drejtuar deri dhe kryeministrit Edi Rama për gjetjen e një zgjidhjeje por asnjë zgjidhje.
Zvarritje dhe humbja e dokumenteve brenda vetë sistemit gjyqësor ishte denoncuar nga familja vite më parë, një dëshmi e hershme e një sistemi që prodhon frustrim dhe dëshpërim, duke i shtyrë qytetarët drejt akteve ekstreme.
Në dëshpërim Gjovalin Shkambi, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja kërcënon se të njëjtin fat do e presë edhe gjyqtarin që do i dënojë nipin e tij, Elvis Shkambi.
“Ai gjyqtar që dënon nipin tim do të përballet me të njëjtën gjë, do të përballet me plumba, ka të njëjtin shpërblim. Ka 13 vjet që i shkojmë kryeministrit e gjithë qeverisë, na jepni pronën se ua kemi blerë. Provat i dhamë. Ose të na çojnë në burg, nëse e kemi privatizuar gabimisht. Familjes së ndjerit gjyqtar i ulem në gjunjë dhe i kërkoj hallallin me kishë e xhami.
Por ai që dënon atë djalë, ai gjykohet sikur është gjykuar Astriti. Kemi blerë pronën me ligj me rregulla, jemi me borxh. Kush dënon atë djalë të njëjtën gjë ka, në qoftë edhe Donald Trump edhe Papa, s’ka lojë me ne më. Ne i kemi fituar të gjitha gjyqet, i kemi me certifikatë, të hetojë shteti, se ka 13 vjet që i shkruaj Edi Ramës, liromë pronën. Dhe s’ka lojë më me ne" Ketu Video