FOTO/ Vrau gjykatësin brenda sallës së gjyqit dhe priste me duar ne xhepa - Qetësia e frikshme e Elvis Shkambit pas krimit
Janë publikuar pamjet kur policia ka vënë në pranga autorin e vrasjes së gjykatësit, Astrit Kalaja.
Siç duket edhe në këto pamje, autori Elvis Shkambi pasi ka kryer krimin qëndronte i qetë tek dera jashtë me duar në xhep, duke pritur policinë për ta arrestuar.
30-vjeçari ka ngritur duart lart dhe policia është afruar duke i vënë prangat.
Më pas uniformat blu kanë arrestuar edhe xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.
Lexo dhe: Vrau gjyqtarin Kalaja/ Dëshmia e Elvis Shkambit: U ngrita, qëllova, më kapi një si mllef...
Si hyri në gjykatë me armë autori i dyshuar
Sipas hetimeve, në orën 13:42 të ditës së ngjarjes, Elvis Shkambi mbërriti në ambientet e Gjykatës së Apelit së bashku me xhaxhain e tij, Gjon Shkambi. Të dy kaluan nëpër pajisjen e skanimit në hyrje, e cila sinjalizoi prezencën e metaleve. Më konkretisht, pajisja ndezi dritat e kuqe, duke paralajmëruar për objekt metalik, me shumë gjasë armën e zjarrit që Elvis Shkambi mbante në brez.
Megjithatë, punonjësi i sigurisë në detyrë, Banush Koxhaj, nuk ndërmori asnjë veprim kontrolli, duke qëndruar i ulur në vendin e tij dhe duke mos ushtruar kontroll fizik ndaj personave apo t’i regjistronte në librin e hyrje-daljeve, siç e parashikon protokolli i sigurisë.
Pas hyrjes në ambientet e brendshme të gjykatës, Elvis Shkambi dhe Gjon Shkambi qëndruan për rreth dy orë në hollin e pritjes së publikut, pa ngjallur dyshime.