U plagosën gjatë sulmit ku u vra gjyqtari Kalaja, babë e bir dalin nga spitali. Jashtë rrezikut për jetën

Dy persona, babë e bir, Ragip dhe Ervis Kurtaj, që u plagosën në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja, kanë dalë nga spitali dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi pasditen e së hënës, kur gjyqtari Kalaja u qëllua gjatë shpalljes së një vendimi për një konflikt pronësie.

Autor i dyshuar është Elvis Shkëmbi, palë në procesin gjyqësor, i cili gjithashtu la të plagosur Ragip dhe Ervis Kurtaj.

LEXO EDHE: Pamjet filmike, Elvis Shkambi qëllon nga afër gjyqtarin/ Një plumb bëri rikoshet, hyri në kompjuterin e sekretares

Sipas raportimeve, Shkëmbi u arrestua sot nga policia, ndërsa hetimet për ngjarjen vazhdojnë.

Punonjësit e administratës dhe qytetarët që ndodheshin në sallë tregojnë se situata ka shkaktuar panik dhe kaos.

Prokuroria e Posaçme po verifikon gjithashtu shkeljet e mundshme të masave të sigurisë në ambientet e gjykatës.