‘Asnjë mafie nuk ka bërë ekzekutim në sallë gjyqi’, Çollaku: Vrasja e Kalasë, funeral për drejtësinë...
Gazetari Basir Çollaku i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv ka deklaruar se, “nuk ka ndodhur në asnjë vend”. “Asnjë lloj mafie nuk ka bërë vrasje në sallë gjyqi”. “Apo individ apo subjekt kushdoqoftë ai”.
Në bisedë më moderatorin Flaio Qarri ai duke komentuar krimin e rëndë të vrasjes të gjyqtarit Astrit Kalaja, tha se, “kur lexova njoftimin e KLGJ, që është cenuar integriteti fizik i gjyqtarëve, ata më duket se nuk e kanë marrë vesh akoma se është vrarë gjyqtari”.
Flavio Qarri: E ke paralajmëruar se do te vinte një situatë e tillë fatkeqësisht. Në vlerësimin tënd, a është kjo një kambanë alarmi.
Basir Çollaku: Sigurisht që është një lloj funerali për drejtësinë. Sepse akuza bie mbi tërë sistemin. Nuk ka ndodhur në asnjë vend. Asnjë lloj mafie nuk ka bërë vrasje në sallë gjyqi. Apo individ apo subjekt kushdoqoftë ai. Rënia e këtij sistemi sigurie në këtë përmasë dhe reagimi institucional, janë dy ngjarje se çfarë ka ndodhur brenda sistemit.
Kur lexova njoftimin e KLGJ, që është cenuar integriteti fizik, ata më duket se nuk e kanë marrë vesh akoma se është vrarë gjyqtari. Apo zonja ministre e Brendshme kjo që shkarkoi zv/ministrin për çështje tymi, thoshte se policia nuk ka lidhje me çështjen. Me çfarë ka lidhje policia. Me atë policinë private që kanë sajuar këto për të marrë para. Ka nis që në 2014 kjo histori. Pastaj krijimi i kësaj kompanisë Ilirian Guard dhe sigurinë për prokurorinë, gjykatat i kaluan kësaj, ku duhet të paguajnë edhe institucionet për shërbimet e sigurisë.
Polici private e drejtuar nga shteti. Histori dallaveresh. Histori korrupsioni për të mbrojtur ata që luftojnë korrupsionin e marrin vendime antikorruptive. Dhe të gjitha këto, kur shoh reagimin institucional, me SPAK, me KLGJ me KLP, me ministër dhe kryeministër, kanë hallin se si të jenë sa më larg ngjarjes, madje KLGj në njoftimin e saj, absurdi që kam hasur ditën e djeshme nuk e kishte marrë vesh akoma që është vrarë gjyqtari.