Homazhet për gjyqtarin Astrit Kalaja, familjarët njoftojnë oraret dhe vendin e ceremonive të lamtumirës

Familja e gjyqtarit Astrit Kalaja ka bërë njoftimin e parë pas ngjarjes së rëndë që ndodhi dje.

Sipas njoftimit, homazhet për nder të të ndjerit do të zhvillohen sot në shtëpinë funeraleve “Alba 2000”, në rrugën e Durrësit, ish-ambasada jugosllave në Tiranë, nga ora 10:00 deri në 13:00, dhe më pas nga ora 16:00 deri në 20:00.

Ndërsa ditën e nesërme, homazhet do të zhvillohen në ambientet e Pallatit të Kongreseve, nga ora 9:00 deri në 11:00.