Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, policia arreston xhaxhain e autorit, Gjon Shkambin dhe një roje sigurie

Pas ngjarjes së rëndë ku u vra në ambientet e punës gjyqtari Astrit Kalaja mësohet se policia në vijim të hetimeve për të zbardhur ngjarjen e rëndë ka prangosur në orët e fundit edhe xhaxhain e autorit të krimit.

Gjon Shkambi është xhaxhai i Elvis Shkambit, i cili mesditën e 6 tetorit u fut në ambjentet e gjykatës së Apelit me armë vrau gjyqtarin dhe plagosi dy të tjerë, mësohet nga burime policore..Ai  akuzohet për vrasje në bashkëpunim.

Si pasojë e plagëve të marra, gjyqtari ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip e Ervis Kurtaj, palë në procesin gjyqësor.

Gazetari i Syri tv Klajdi Bodlli mëson se në pranga është vënë edhe roja i sigurisë së gjykatës për të cilin dyshohet se nuk ka kryer detyrën e kontrollit për mjete metalike te të gjithë personave që hyjnë ne ambientet e Gjykatës.  Mësohet se roja i sigurise akuzohet për shpërdorim detyre.

Rasti i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit është precedent i rrezikshëm. 

LEXO EDHE: FOTO/ Ky është 30-vjeçari që ekzekutoi gjyqtarin Astrit Kalaja