Sulm ndaj ambasadës së SHBA në Venezuelë? Maduro: Po kërkojmë grupin terrorist lokal, planifikoi të vendoste pajisje shpërthyese!

Presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka njoftuar se qeveria e tij është në kërkim të personave të dyshuar për planifikimin e një "sulmi" ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Karakas, sipas AFP-së.

Një "grup terrorist lokal" kishte planifikuar të vendoste një "pajisje shpërthyese" në selinë diplomatike të SHBA-së.

Maduro pretendoi se administrata e Donald Trump "tashmë e ka informacionin", sipas Efe.

"Ne po vazhdojmë kërkimin për disa nga këta individë që janë në tokën venezueliane. Kjo është e gjitha që mund të them", tha presidenti në programin e tij javor "Con Maduro+", të transmetuar në televizionin shtetëror Venezolana de Televisión./ ANSA.