Pa zbardhur dita, Edi Rama dërgon fadromat për të shembur godinat në Kombinat
Pa zbardhur mirë dita, fadromat e qeverisë janë vënë në lëvizje në zonën e Kombinatit, ku ka nisur shembja e një godine me sipërfaqe mbi 5 mijë metra katrorë.
Aksioni, që kishte nisur një ditë më parë, u ndërpre përkohësisht për t’u dhënë mundësi bizneseve që operonin në këtë ndërtesë të largonin pajisjet dhe makineritë e tyre.
Burime nga terreni bëjnë me dije se ndërhyrja është kryer në orët e para të mëngjesit, me praninë e forcave të rendit dhe mjeteve të rënda, duke shkaktuar pasiguri dhe shqetësim tek subjektet që operonin në godinë.
Bizneset e prekur kërkojnë pezullimin e menjëhershëm të aksionit deri në përfundim të procesit gjyqësor dhe hapjen e një dialogu për gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë e ligjore.
Ndërkohë, situata në terren mbetet e tensionuar dhe nën vëzhgimin e policisë.