Masakra në Gjykatën e Apelit/ Arrestohet oficeri i sigurisë që qëndronte në hyrje të institucionit të drejtësisë
Policia e Tiranës mësohet se ka vënë në pranga edhe oficerin e sigurisë në Gjykatën e Apelit, pas masakrës së ndodhur pasditen e së hënës me 1 të vdekur dhe 2 të plagosur.
Mësohet se oficeri i sigurisë së gjykatës, qëndronte në hyrje të saj, ndërsa detyra e tij mësohet se ka qenë kontrolli i personave që hyjnë në Gjykatën e Apelit.
Nuk ka ende një informacion zyrtar rreth arrestimit të tij, ndërsa sipas burimeve mësohet se është shoqëruar në polici.