Vrasja e gjyqtarit Kalaja/ Dhoma e Avokatisë: Goditje për gjithë sistemin e drejtësisë!
Pas vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka reaguar edhe Dhoma e Avokatisë.
Në një deklaratë për mediat, Dhoma shkruan se, kjo ngjarje përbën një goditje të rëndë për sistemin e drejtësisë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri.
Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Prof. Dr. Maksim Haxhia, e konsideron këtë ngjarje një thirrje alarmi për të gjithë profesionistët e drejtësisë.
Reagimi Dhomës së Avokatisë:
Te tronditur thellësisht nga ngjarja, lidhur me vrasjen ne ambientet e gjykatës te Gjyqtarit te Gjykatës se Apelit te Juridiksionit te Përgjithshëm, kolegut dhe mikut Tone Astrit Kalaja, trupa e avokateve i përcjell familjes ngushëllimet me te thella . Kjo ngjarje është gjithashtu një goditje për te gjithë sistemin e drejtësisë dhe shtetit te se drejtës.
Kjo ngjarje, për këdo është një thirrje alarmi për sigurinë, se pari te jetës dhe shëndetit te kolegeve, gjyqtarëve dhe prokuroreve dhe njëkohësisht një thirrje edhe për avokatet për thellimin e punës për ndërgjegjësimin e paleve ne procese penale, civile dhe administrative per ç’ka atyre ju takon ligjërisht dhe për pritshmëritë ne proceset ku ata përfaqësojnë palët.
Kryetari i Dhomës Avokatisë Shqipërisë
Prof Dr. Maksim HAXHIA