Zbardhen EMRAT/ Ja kush janë babë e bir që u plagosën në Gjykatën e Apelit

Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur gjatë sulmit të ndodhur këtë të hënë në sallën e gjyqit në Gjykatën e Apelit në Tiranë.

Fatkeqësisht mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa ngjarja e rëndë ndodhi momentin kur po zhvillohej gjyqi, në lidhje me një çështje pronash në Shkodër.

Palë në proces ishin disa persona, ndërsa një prej tyre që pretendonte pronësinë e plotë të objektit, kreu krimin e rëndë me 1 të vrarë dhe 2 të plagosur.

Dyshime ngrihen për mënyrën sesi 30-vjeçari Elvis Shkëmbi ka depërtuar deri në sallën e gjyqit me një armë zjarri me vete, procedurë e cila pritet të sqarohet në vijim nga policia.

Kujtojmë që gjyqtari Kalaja u qëllua me një plumb në gjoks, që si pasojë humbi jetën gjatë dërgimit në spital.