Rama përdor vrasjen e gjyqtarit në sallën e gjyqit për të përligjur Kodin e Ri Penal

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit, duke e përdorur ngjarjen tragjike si argument në mbështetje të Kodit të Ri Penal. Ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, Rama theksoi se kjo ngjarje duhet të shërbejë si thirrje për forcimin e masave ligjore dhe ashpërsimin e dënimeve për armëmbajtjen pa leje.

Kujtojmë se Kodi i Ri Penal është kritikuar nga juristë dhe ekspertë të fushës si një nismë me frymë autoritariste, që mund të kufizojë liritë e shprehjes dhe të ndëshkojë kritikën ndaj institucioneve, përfshirë Ramën, Begajn e saj.

Reagimi i Edi Ramës:

Ngushëllime vëllazërore familjes së gjykatësit të ndjerë Astrit Kalaja dhe u prehtë në paqe

Agresioni kriminal mbi gjykatësin kërkon padyshim përgjigjen më ekstreme ligjore ndaj agresorit.  

Por kjo tragjedi kërkon një reflektim për sistemin e sigurisë së brendshme të gjykatave, e cila përveçse sipas ligjit kërkon disa pajisje teknologjike, nuk mund të mbetet një çështje zgjedhjeje mes policish private në emër të pavarësisë së gjyqësorit! 

Ndërkohë, kjo ngjarje tragjike besoj se është argumenti më i pakundërshtueshëm, për të mbështetur ashpërsimin domethënës në Kodin Penal të dënimit për armëmbajtjen pa leje dhe ngushtuar maksimalisht hapësirën për lojra me afatet në dëm të mbrojtjes prej zjarrit të armëve të paligjshme! 

Lutem gjithashtu që ky moment kaq tronditës të nxisë edhe një reflektim për lehtësinë me të cilën trajtohet rëndom armëmbajtja pa leje në proceset gjyqësore