Dalin pamjet kur gjyqtari Astrit Kalaja nxirret me barrelë nga gjykata
Tragjedia që ndodhi në sallën e Gjykatës së Apelit, ku Elvis Shkëmbi vrau gjykatësin Astrit Kalaja dhe plagosi dy persona të tjerë, ka alarmuar opinionin publik dhe jo vetëm.
SYRI ka siguruar pamjet e para kur gjyqtari i vrarë, Astrit Kalaja po nxirrej me barrela nga ambientet e gjykatës drejt ambulancës.
Kujtojmë se ‘Trauma’ njoftoi se trupi i gjyqtarit Kalaja mbërriti pa shenja jete në spital.