Aksident në Durrës, makina përplas këmbësoren
Një aksident është regjistruar pasditen e së hënës në rrugën ‘Egnatia’ të qytetit të Durrësit.
Sipas të dhënave paraprake, shtetasi M. S duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen V. S., 75 vjeçe, e cila po kalonte rrugën.
Shtetasja V. S. është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia Durrës:
Në rrugën ‘Egnatia’, shtetasi M. S., 63 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka përplasur shtetasen V. S., 75 vjeçe, këmbësore.
Shtetasja V. S. është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po kryhen veprimet procedurale me drejtuesin e automjetit.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.