Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Noka: Krimi u bë me krahë nga narkoshteti, kur i hap derën karteleve, këto pasoja do ketë për vendin

Pas ngjarjes tronditëse të ndodhur në ambientet e Gjykatës së Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja gjatë ushtrimit të detyrës, ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Në një reagim në rrjetet sociale, Noka e ka cilësuar ngjarjen si dëshmi të dështimit të shtetit përballë krimit dhe e ka lidhur atë me atë që ai e quan “narkoshteti”.

Vritet gjyqtari në sallën e gjyqit! Nuk është lajm nga Kolumbia, Meksika apo Venezuela. Ndodhi në mes të Tiranës. Është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. Krimi u bë me krahë nga narkoshteti. Kur shohin Kryeministrin t’i sulmojë para kamerave, marrin hov e godasin fizikisht. Kur i hap derën karteleve, këto pasoja do ketë për vendin. Shtetin e vrau narkoshteti,” – shkruan Noka.

Ai shpreh gjithashtu ngushëllime të ndjera familjes dhe kolegëve të gjyqtarit të ndjerë.

Postimi i plotë:

FUNDI

Vritet gjyqtari në sallën e gjyqit! 

Nuk është lajm nga Kolumbia, Meksika apo Venezuela. Ndodhi në mes të Tiranës. 
Është vrarë gjyqtari Astrit Kalaja. 

Krimi u bë me krahë nga narkoshteti. Kur shohin KM t'i sulmojë para kamerave, marrin hov e godasin fizikisht. 

Kur i hap derën karteleve, këto pasoja do ketë për vendin. Shtetin e vrau Narkoshteti.

Ngushëllime të ndjera familjes dhe kolegëve!