‘E vrava se po humbja gjyqin...’/ Elvis Shkëmbi pranon vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ja çfarë u tha policëve

Elvis Shkëmbi, autori i vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja, ka pranuar krimin pasi është shoqëruar në Komisariatin Numër 1.

Ai ka pranuar vrasjen, ndërkohë që ka thënë se e ka qëlluar gjyqtarin pasi po humbiste një çështje për pronat.

E qëllova sepse po humbisja një gjyq. Isha korrekt me letrat e mia”, ka dëshmuar ai në Komisariatin Numër 1.