Vritet gjyqtari në sallën e gjyqit/ Balliu: Në Shqipërinë e Ramës sundon krimi, jo drejtësia
Në një reagim në rrjetet sociale, Klevis Balliu, deputet i Partisë Demokratike, ka reaguar pas ngjarjes tronditëse që goditi sot Gjykatën e Apelit në Tiranë, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Ngjarja e rëndë ka shënuar një tjetër kapitull tragjik në degradimin e sigurisë dhe funksionimit të shtetit në Shqipërinë e kapur nga regjimi i Edi Ramës. Deputeti Balliu ngre alarmin për një realitet të dhimbshëm ku krimi godet tashmë edhe brenda institucioneve të drejtësisë – në vendin ku supozohet të mbrohet ligji, jo të derdhet gjaku.
"Siguria në vend ka rënë. Një gjyqtar u vra në sallën e gjyqit —aty ku duhet të sundonte drejtësia, jo plumbi," shprehet Balliu, duke e konsideruar aktin si simbol të kapjes totale të shtetit nga krimi. Sipas tij, në Shqipërinë e Ramës, kriminelët janë shndërruar në faktorë politikë dhe elektoralë, ndërsa shteti është dorëzuar.
Balliu i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes së gjyqtarit të ndjerë dhe i bën thirrje shoqërisë të mos pranojë normalizimin e dhunës dhe kapjes së institucioneve. “Kur vritet një gjyqtar në detyrë, çdo qytetar është i pambrojtur,” thekson ai.
Kjo ngjarje, e denjë për vendet më të rrezikshme të botës, është pasqyra e një shteti që nuk funksionon më, ku drejtësia është gjunjëzuar dhe qytetari është i braktisur.
Postimi:
Siguria në vend ka rënë.
Një gjyqtar u vra në sallën e gjyqit aty ku duhet të sundonte drejtësia, jo plumbi.
Ky akt i rëndë tregon se pushteti i krimit nuk njeh më kufij.
Në Shqipërinë e Ramës, krimineli është bërë autoritet politik dhe elektoral, ndërsa shteti është dorëzuar.
Kur vritet një gjyqtar në detyrë, çdo qytetar është i pambrojtur.
Kjo është drama e një vendi ku krimi sundon dhe drejtësia bie.
Ngushëllimet më të ndjera për familjen e gjyqtarit të ndjerë.
Sakrifica dhe dhimbja e tyre duhet të zgjojnë ndërgjegjen e një kombi që po e humb çdo ditë betejën me krimin.