Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda në sallën e gjyqit, tek Trauma mbërriti i vdekur! Babë e bir të plagosur

Një telefonatë ka njoftuar policinë për të shtëna me armë zjarri brenda në gjykatë. Më pas është mësuar se është qëlluar me armë gjyqtari Astrit Kalaja brenda në sallën e gjyqit.

Gjyqtari ka mbërritur i vdekur në spitalin e Traumës,ndërsa mësohet se ai ishte qëlluar nga dy plumba, njëri prej tyre në gjoks.

Policia ka arrestuar autorin e dyshuar Elvis Shkambi. Bëhet fjalë për një proces gjyqësor civil për pronën.

Ndërkohë 2 persona janë të plagosur dhe ndodhen në spitalin e Traumës: Ervis dhe Ragip Kurtaj. Ata janë palë në procesin gjyqësor me autorin, Elvis Shkambi. 

Palët ne proces ishin 

Ragip Kurtaj   [Paditës],Gjok Martini   [Paditës],Seladin Brankaj   [Paditës],Dukate Leka   [Paditës],Pal Rrethi   [Paditës],Gjelosh Sufaj   [Paditës],Pashko Pepniku   [Paditës],Mark Colaj   [Paditës],Ndue Pllumbi   [Paditës],Ndoc Ndoci   [Paditës],Petrit Kerrci   [Paditës],Mirash Pepaj   [Paditës],Milter Thacina   [Paditës]

Permbarues Gjyqesor Tauland Muja, Zyra e Permbarimit Shkoder  [I Paditur]

Objekti: Kundershtim veprimesh permbarimore