Pamje nga vendngjarja pranë Gjykatës së Apelit, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja
Të shtëna armësh kanë tronditur paraditen e sotme ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.
Sipas informacioneve paraprake, gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë zjarri brenda ambienteve të gjykatës. Ai është transportuar menjëherë në Spitalin e Traumës, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nga të shtënat kanë mbetur të plagosur edhe persona të tjerë, të cilë ndodheshin në vendin e ngjarjes në momentin e sulmit.
Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta policore kanë rrethuar perimetrin e Gjykatës së Apelit. Në hyrjet dhe daljet e godinës po kryhen kontrolle të imtësishme, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar në vendngjarje.
Situata në zonë është e tensionuar, me prani të shtuar të forcave të rendit dhe mjetesh të emergjencës.