Dogji automjetin e parkuar në aksin ‘Vorë-Maminas’, bie në pranga 38-vjeçari

Policia e Vlorës këtë të hënë ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar për djegien e qëllimshme të një automjeti, kryer ditën e djeshme në aksin “Vorë-Maminas”.

Në bazë të hetimeve të kryera në kuadër të operacionit “Motivi” është vënë në pranga shtetasi F. K., 38 vjeç, i cili dyshohet se, për motive të dobëta, ndezi zjarr te bimët në afërsi të automjetit të parkuar të shtetasit M. Gj.

Si pasojë e këtyre veprimeve, automjeti i këtij të fundit u dogj pjesërisht.

Nga hetimet e mëtejshme ka rezultuar se 38-vjeçari shoqërohej gjatë kryerjes së krimit, nga shtetasi A. D., 54 vjeç, për të cilin nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.