EMRI/ Identifikohet autori që ekzekutoi gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja

Gazetari i Syri TV, raporton se autori i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, dyshohet se është shtetasi i identifikuar si Elvis Shkambi.

Sipas informacioneve paraprake, ky shtetas është ndaluar menjëherë pas ngjarjes dhe është shoqëruar për në ambientet e Policisë së Tiranës.

Nuk dihen ende detaje mbi rrethanat e ngjarjes, ndërsa raportohet se gjyqtari është qëlluar në Gjykatën e Apelit.