Gjyqtari i gjykatës së Apelit të Tiranës u qëllua me 2 plumba, arrestohet autori, bashkëpunëtori ikën! Syri sjell pamjet e para
Burimet bëjnë me dije se autori është arrestuar, ndërsa një bashkëpuntor i tij ka mundur të largohet.
Syri Tv siguron pamjet e para nga vendi i ngjarjes ku forca të shumta policie vrapojnë të hyjnë në gjykatën e Apelit ku ka ndodhur dhe sulmi me armë.
Gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë në zyrën e tij.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, ndërsa momentalisht mësohet se ndaj gjyqtarit është qëlluar dy herë me armë zjarri.
Një plumb e ka kapur në këmbë dhe një në pjesën e krahur, afer gjoksit, informon gazetari Elton Qyno.
Ngjarja ka tronditur gjyqtarët dhe avokatët që prisnin në rradhë listën e gjykimit të proceseve të tyre.
Policia e Tiranës ka shkuar në vendgjarje dhe ka nisur hetimet për Vrasje ndaj gjyqtarit të mbetur në tentativë.