E rëndë/ Gjyqtari Astrit Kalaja qëllohet me armë brenda sallës në gjykatën e Apelit të Tiranës
Një ngjarje e rëndë është shënuar para pak minutash (15:44) në Gjykatën e Apelit të Tiranës.
Burimet për Syri.net bëjnë me dije se gjyqtari Astrit Kalaja është qëlluar me armë në gjoks.
Ngjarja është shënuar brenda sallës së gjykatës.
Goditja me arme ndaj gjyqtarit te Apelit Tiranë është konfirmuar për gazetarin Elton Qyno edhe nga kryetarja e gjykatës, Iliba Bezati.