'Check point'/ U kap mat duke shitur kokainë, arrestohet i riu në Tiranë, e pëson dhe ‘blerësi’

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për një rast të shitjes së drogës.

Pas hekurave ranë shtetasit Alkido Ahmetaj dhe Silvio Xhaferraj.

NJOFTIMI I POLICISE:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Check point”.

Goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. U kap në flagrancë duke i shitur lëndë të dyshuar narkotike kokaine, një shtetasi, vihet në pranga 29-vjeçari.

Vihet në pranga dhe shtetasi që po blinte lëndën narkotike, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sekuestrohen një sasi kokaine, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga shitja e saj, një peshore elektronike dhe sende të kundërligjshme, që i posedonte 29-vjeçari.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, specialistët për Hetimin e

Narkotikëve të DVP Tiranë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Check point”.