Partia e Lirisë mbështet kandidaturën e Florian Binajt për kreun e Bashkisë Tiranë

Partia e Lirisë jep mbështetjen për kandidaturën e Florian Binajt  për postin e kryetarit bashkie në Tiranë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 9 nëntor.

Kjo u konfirmua nga përfaqësuesit e Partisë së Lirisë për Syri TV pas takimit me grupin  negociator të PD-së, informon gazetarja Marsi Cerma.

Aktori i njohur Florian Binaj është kandidatura e pavarur që Partia Demokratike do ta mbështesë për postin e kryetarit bashkie në Tiranë. 
Në një dalje për median mesditën e sotme lideri i PD-së, Sali Berisha tha se Binaj ishte personaliteti i shquar i artit dhe luftëtari i paepur i kauzave të qytetarëve shqiptarë dhe ftoi të gjithë aleatë, opozitarët e qytetarët ta mbështesin si një kandidaturë që i bën nder çdo qytetari dhe kryeqytetit të vendit.