Kandidati i mbështetur nga PD-ja gjen përkrahjen edhe të ‘Shqipëria Bëhet’ e Adriatik Lapajt

Partia Demokratike ka shpallur vendimin e vet për të mbështetur kandidatin e pavarur Florian Binaj për kreun e Bashkisë së Tiranës në zgjedhjet që do të zhvillohen me datën 9 nëntor.

Florian Binaj do të përballet në këto votime me të zgjedhurën e Ramës, ish ministren e shëndetësisë e akuzuar më shumë se një here për afera korruptive nga opozita, Ogerta Mansatirliu.

Ndërkohë që pas mbështetjes së PD një mbështetje për Binajan ka ardhur edhe nga lëvizja Shqipëria Bëhet.

Duke shprehur vlerësimin për të gjithë ata që janë deklaruar, kryesia e Lëvizjes "Shqipëria Bëhet" ka vendosur që në Bashkinë Tiranë të mbështesë kandidatin e pavarur Florjan Binaj deklarohet nga kjo levizje.