Kumbaro s'pranon të shkojë në Komision, Boçi: S'mundet që seanca dëgjimore të bëhet pa ministren këtu…
Komisioni Parlamentar i Edukimit ka zhvilluar një mbledhje gjatë ditës së sotme por nuk ka qenë e pranishme në komision edhe pse ishte thirrur dhe kishte konfirmura prezencën ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro.
Deputeti Piroli tha se kjo mbledhje nuk duhet të zhvillohet pa prezencën e ministres së Arsimit. Të caktohet një ditë tjetër dhe kur drejtuesja e ministrisë të jetë prezent të zhvillohet takimi.
Deputetja e PS Kushi tha se ne nuk po mbrojmë ministren por duam të dëgjojmë ato çfarë thonë drejtuesit e ministrisë për të marrë informacion sot për nisjen e vitit të ri akademik.
Kreu i komisionit Luçiano Boçi tha se seanca dëgjimore është kërkuar nga opozita në komision.
“Nuk mundet që kjo seancë dëgjimore të bëhet pa ministren këtu. Mungesa e saj kur vete e ka konfirmuar që do të vijë tregon se nuk ka pranon të japë llogari për ato çështje që janë snesitive sot”, tha Boçi.