Kandidatura e Florjan Binajt/ Berisha: Ne nuk i diktojmë atij, do jetë ai që do e gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike
Kryetari i PD, Sali Berisha tha se nuk dikton vendimin askujt për të kandiduar në zgjedhjet pjesshme vendore të Tiranës, pa u konsultuar më parë me vetë kandidatin.
Kjo ishte përgjigja e kryedmeokratit Berisha në interesim të gazetarëve në konferencën e kësaj të hëne në selinë blu, duke shtuar se kandidati do të ketë ndihmën dhe mbështetjen që kërkon nga PD.
‘Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij’, u shpreh Berisha.
Asnjë hap nuk mund të ndërmerret pa kandidatin dhe do jetë kandidati, në qoftë se kemi rënë dakord për një kandidat të pavarur, kjo nuk do thotë se ne do i diktojmë atij.
Do jetë ai që do gjejë ndihmën që kërkon nga forca jonë politike dhe forcat e tjera politike.
Jemi të gatshëm të angazhojmë, pas rënies dakord me forcat e tjera politike, të gjitha potencialet tona që kandidati e gjykon se i shërbejnë fitores së tij.