Nënshkruan me Barcelonën? Dybala jep këtë përgjigje zyrtare

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ha hedhur poshtë të gjitha spekulimet të cilat ditët e fundit kanë përfolur një largim të argjentinasit drejt Barcelonës.

Në një intervistë për mediat amerikane, Dybala tha se ndihet i lumtur tek Juventusi, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

“Ishte një ndeshje e mirë. Ka qenë e vlefshme të trajnohemi dhe të njihemi me shokët e rinj të skuadrës. Ata sapo kanë ardhur, por trajneri do t’i integrojë me sukses. Afati kalimtar? Jam i lumtur këtu. Jam mirë dhe në ditët e ardhshme do të trajnohem fortë që të kem një sezon të madh”, u shpreh ai.