Shisnin kanabis në qytet/ Policia e Beratit prangos 43-vjeçarin, procedohet i riu
Policia e Beratit ka arrestuar një 43-vjeçar pasi në mënyrë të përsëritur shiste kanabis në qytet, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë një tjetër 31-vjeçar.
Nga hetimet ka rezultuar se të dy shtetasit, në mënyrë të përsëritur, shitnin lëndë narkotike në territorin e qarkut Berat.
43-vjeçarit gjatë kontrollit nga Policia iu gjetën në banesë, sasi Cannabisi dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi me iniciale, J. L., 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Berat.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte i proceduari, u gjet një sasi Cannabisi, ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi
Berat/Si rezultat i një hetimi disamujor, me metoda proaktive, finalizohet operacioni policor antidrogë, i koduar “Procedimi”.
Dokumentohet veprimtaria kriminale e 2 shtetasve, të cilët në mënyrë të përsëritur, shitnin lëndë narkotike në territorin e qarkut Berat.
Arrestohet një 43-vjeçar, të cilit iu gjetën në banesë, sasi Cannabisi dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.
Si rezultat i hetimeve të ndjekura për disa muaj, në koordinim me Prokurorinë e Beratit, me objektiv identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, finalizuan operacionin “Procedimi”.
Në kuadër të operacionit u arrestua shtetasi J. L., 43 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi Xh. M., 31 vjeç, të dy banues në Berat, pasi nga hetimet rezultoi se në mënyrë të përsëritur, kanë shitur doza Cannabisi në territorin e qarkut Berat.
Nga kontrolli në banesën e të arrestuarit, u gjetën sasi Cannabisi (e ndarë në doza të gatshme për shitje) dhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.
Nga kontrolli në automjetin që drejtonte i proceduari, u gjet një sasi Cannabisi.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme.