Situata në Kukës pas reshjeve të shiut, disa fshatra pa energji. Qeveria vijon të mungojë në menaxhimin e emergjencave

Situata e motit në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 shfaq probleme të dukshme, me vrëntësira, reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra.

Si pasojë e reshjeve ka patur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh, duke rrezikuar qarkullimin, ndërsa subjektet kontraktore janë munduar të pastrojnë rrugët nacionale dhe t’i mbajnë funksionale.

Megjithatë, furnizimi me energji elektrike nuk është i plotë: disa fshatra të Kukësit, Tropojës dhe Hasit mbeten pa energji, duke ekspozuar qytetarët ndaj rrezikut dhe duke dëshmuar dështimin e pushtetit lokal për të menaxhuar emergjencat.

Furnizimi me ujë të pijshëm bëhet vetëm sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës, duke krijuar vështirësi për banorët.

Autoritetet lokale monitorojnë situatën, por qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe veprime konkrete nga qeveria, që të mos përsëriten problemet e çdo stine reshjesh.

Njoftimi i plotë:

Situata e motit në Qarkun Kukës deri në orën 08:20 është e shoqëruar me vrëntësira, reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar dhe erëra.

Si pasojë e reshjeve, ka patur rënie inertesh dhe gurësh në disa segmente rrugësh, por subjektet kontraktore kanë punuar për pastrimin dhe mbajtjen funksionale të rrugëve nacionale.

• Të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

• Bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk kanë raportuar problematika emergjente.

• Furnizimi me energji elektrike është normal në të gjithë Qarkun, përveç disa fshatrave: Turaj (Nj. Adm. Topojan, bashkia Kukës), Zahrisht, Perollaj, Helshan dhe Kosturr (Nj. Adm. Golaj, bashkia Has) dhe Kam (Nj. Adm. Bytyç, bashkia Tropojë).

• Furnizimi me ujë të pijshëm kryhet sipas orareve të përcaktuara nga Drejtoria UK Kukës.

Autoritetet lokale njoftojnë se situata monitorohet vazhdimisht dhe qytetarët do të informohen për çdo ndryshim.