Berisha: Kam konfirmim për takimin e Arubës. Dosja është 1 milion faqe dhe ndodhet në SPAK, por nuk hapet
Berisha deklaroi se ka konfirmim të plotë për takimin e famshëm në Arubë, duke theksuar se dosja e plotë, me rreth 1 milion faqe, ndodhet në SPAK, por nuk po hapet.
Sipas liderit të opoiztës, informacioni për këtë skandal nuk është marrë nga gazetarë të huaj, por nga gjykata belge, ku ka dalë edhe emri i kryeministrit Edi Rama.
Berisha theksoi se sipas burimeve të tij, një nga pjesëmarrësit ka deklaruar në gjykatë se janë marrë vesh për investime në Shqipëri, por dosja e Arubës mbetet e mbyllur dhe e pakapshme nga publiku, për shkak të veprimeve të brendshme të SPAK-ut dhe drejtuesve të tij.
Ai shtoi se kjo dosje, pavarësisht se mbahet e fshehur, do të hapet një ditë dhe nuk do të mbyllet kurrë, duke e cilësuar fshehjen e saj si një akt të shëmtuar që tregon mungesë transparence dhe përgjegjshmërie të institucioneve të drejtësisë.
Deklarata e plotë:
Unë nuk e kam nga gazetari italian.
E thatë vetë ju, të parët që kanë zbuluar, që kanë bërë publike dosjen e Arubës është gjykata belge.
Në gjykatën belge ka dalë emri i Edi Ramës.
Nuk e di nëse ka dalë si pjesëmarrës në takim, por di 100 përqind të sigurt se një nga pjesëmarrësit ka deklaruar në gjykatë se jemi marrë vesh, kryeministri na ka premtuar se do investojmë paratë tona në Shqipëri.
Dokument për këtë? Edhe po, edhe jo.
Konfirmim të plotë kam nga miq të mi.
Por atë që thua ti, ende nuk e kam.
Konfirmim kam që kjo ka dalë.
Pra, Aruba siç e ka marrë belgu... Aruba është 1 milion faqe këtu.
Po kush e hap Arubën?
Ky i mban aty.
Nuk guxon...
... Ajo dosje do hapet, nuk do mbyllet kurrë sepse është një akt i shëmtuar. Do hapet patjetër.