Aksidenti i rëndë në aksin Milot-Lezhë/ Humb jetën 75-vjeçari
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Milot-Lezhë, ku ka humbur jetën një person.
Sipas burimeve të policisë, aksidenti ka përfshirë një përplasjen mes një makine dhe një motoçiklete.
Viktima është një 75-vjeçar, i identifikuar si Viktor Kola, i cili gjithashtu ishte dhe drejtues i motoçikletës në momentin e aksidentit.
LEXO EDHE: Përplasje e trefishtë në superstradën Lezhë–Milot, lëndohet drejtuesi i motoçikletësAutoritetet kanë shoqëruar drejtuesen e makinës për hetime të mëtejshme, ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti tragjik.