Fotoreporteri vritet në Ukrainë: Prokurori francez i antiterrorizmit hap hetim për ‘krim lufte’

Zyra e Prokurorit Kombëtar Francez për Antiterrorizëm (Pnat) njoftoi të dielën, më 5 tetor, se kishte hapur një hetim për një "krim lufte" pas vdekjes së fotoreporterit francez Antoni Lallican, i cili u vra në një sulm me dron në Ukrainë. 

Hetimet po i besohen Zyrës Qendrore për Luftimin e Krimeve Kundër Njerëzimit dhe Krimeve të Urrejtjes (OCLCH), tha Policia Kombëtare në një deklaratë për AFP. Antoni Lallican, 37 vjeç, u vra të premten në mëngjes në një sulm me dron në Donbas, në Ukrainën lindore, gjatë të cilit u plagos një gazetar ukrainas, Georgiy Ivanchenko.