SYRI TV/ Punimet te ‘Hajro Çakerri’ lihen në mes, largohen punëtorët dhe firma

Punimet për rehabilitimin e zonës së ish-fabrikës së çimentos në lagjen “Hajro Çakerri” në Vlorë janë lënë përgjysmë. Shqetësimi është ngritur nga banorët e kësaj zone, të cilët në kanë denoncuar në ‘Syri TV’ faktin që prej më shumë se 1 jave, në këtë zonë nuk punohet, ndërsa makineritë dhe punëtorët e firmës zbatuese të projektit, që duhej të përfundonte në fund të këtij muaji, janë larguar.

Syri TV

Banorët e lagjes Hajro Çakërri në qytetin e Vlorës kanë ngritur shqetësimin për ndërprerjen e punimeve për rehabilitimin e zonës ku ata jetojnë. Prej muajit prill, në këtë zonë, e njohur ndryshe si ish-fabrika e çimentos, nisi të zbatohej një projekt për rehabilitimin e rrugës dhe kanalizimeve të ujërave të zeza, i cili sipas afateve duhej të përfundonte brenda 6 muajve. Por punimet jo vetëm që nuk kanë përfunduar, por ato janë lënë përgjysmë. Sipas banorëve, prej 1 jave asnjë makineri apo punëtor i firmës zbatuese të projektit nuk duket në zonë, ndërsa punimet kanë ndalur plotësisht.

Punimet, me vlerë rreth 100 milionë lekë, te ish-fabrika e çimentos në lagjen “Hajro Çakerri” kanë ngecur, ndërsa ata që po vuajnë janë banorët e kësaj zone, të cilët vazhdojnë të hasin vështirësi, të ngujuar nga gropat me ujë, balta dhe mbeturinat.