VIDEO/ Pamje nga ndjekja e të riut në Sauk, kaos në autostradë
Këto pamje tregojnë momentin pak pas ngjarjes së ndodhur në Sauk, ku një i ri përplasi disa makina dhe një motorr teksa tentonte ti shpëtonte ndjekjes së policisë.
Si pasojë e përplasjes, dy persona janë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, ndërsa të riut të identifikuar si Imer Krrashi, i është gjetur një armë zjarri tip pistoletë në makinë.
Dyshohet se kjo ka qenë arsyeja e mosbindjes së tij nga postbllokut të policisë, duke shkaktuar më pas një ngjarje të rëndë.