Vjehrra rreh nusen e djalit, procedohet penalisht 62-vjeçarja në Burrel

Një rast dhune në familje është referuar nga Policia e Matit në Prokurori, ku ka nisur procedimi penal ndaj një shtetaseje 62-vjeçare, e dyshuar për dhunë ndaj nuses së djalit të saj.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mat kanë referuar materialet në ngarkim të shtetases F. M., 62 vjeçe, banuese në Burrel, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së djalit të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprime të mëtejshme procedurale.