SYRI TV/ Mashtroi për avionët zjarrfikës, Rama u kthehet premtimeve: Do blejmë dronë për fikjen e flakëve

Kryeministri Edi Rama u është rikthyer sërish premtimeve për blerjen e avionëve zjarrëfikës, helikopterëve dhe dronën teksa jane ende të freskëta pasojat shkatërrimtare të zjarreve që përfshinë Shqipërinë gjatë verës që lamë pas. Nuk është hera e parë që Kryeministri Rama premton blerjen e avionëve zjarrëfikës. Në nisje të fushatës elektorale, në muajin mars të këtij, Rama deklaroi se Shqipëria do kishtë në verë dy mjete ajrore për fikjen e zjarreve, premtim i cili rezultoi në një mashtrim të madh publik. 

Nga SYRI TV

Pasi zjarret masive përfshinë Shqipërinë nga veriu në jug, duke shkrumbuar mijëra hektarë tokë, pyje, banesa dhe blegtori, Kryeministri Rama është kujtuar të flasë për përmirësimin e sistemit zjarrfikës në vend.

Në një takim të zhvilluar këtë të shtunë me strukturat zjarrfikëse, Rama ju rikthye premtimeve të përvitshme për pajisjen me avionë zjarrfikës, helikopterë e dronë duke mos mbajtur asgjë përgjegjësi për situatën dramatike me të cilën u përball Shqipëria verën që lamë pas.  

"Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore”.

Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama premton blerjen e mjeteve ajrore për fikjen e zjarreve. Në prag të fushatës elektorale, në datën 29 mars Kryeministri mashtroi publikisht shqiptarët duke premtuar se në  verë, shqipëria do të kishte 2 avionë zjarrëfikës.  

Por përballja me flaket e gushtit, tregoi edhe njëherë që shqipëria jo vetëm që nuk I kishte dy avionet për shuarjen e flakeve,  por sërish u mbështet te vendet europiane, duke kërkuar mjetet e tyre ajrore për shuarjen e flakëve. 

Mashtrimin publik të kryeministrit, e konfirmoi edhe vëtë ministri i tij, Pirro Vengu. I pyetur nga Syri Televizion, ai  përgënjeshtroi deklaratën e kryeministrit, duke thënë se avionët zjarrëfikës, janë duke u blerë, ndërsa ngriti shqetësimin se Shqipëria ka edhe mungesë pilotesh.

Deklarata u bë në qytetin e Delvinës, i cili rrezikoi seriozisht të shkrumbohej nga flakët masive që përfshinë gjithë zonën.    

Çdo verë opinion publik dhe politik përfshihet nga debati për mungesën e avionëve zjarrëfikës në një kohë kur qeveria harxhon qindra miliona euro për koncesione korruptive ndërsa vetë kryeministri shpenzon miliona euro për të udhetuar në charter privat.