‘Jeni fshatarë’/ E mitura hidhet nga kati i 3-të, e ëma: E bëri sepse e rrahin dhe e tallnin në lagje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një vajzë 13-vjeçare është hedhur nga kati i tretë i një pallati.
Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Jashtë kamerave, nëna e saj ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje.
‘Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë.
Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz.
I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici.
Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që ‘mamin ta morën në polici, jeni fshatarë’.
Merrni masa se nuk më lenë rehat’, është shprehur mamaja për mediat.