Russell fiton ‘pole’ në Singapor, Verstappen në vijën e parë, McLaren dhe Ferrari pas tyre
George Russell siguroi “pole position” në Çmimin e Madh të Singaporit, duke vendosur një rekord të ri të pistës me kohën 1 minutë, 29 sekonda e 158 të mijtat. Në krah të pilotit të Mercedesit në vijën e parë do të niset Max Verstappen, me një diferencë prej 182 mijtash.
Në vijën e dytë do të startojnë Oscar Piastri me McLaren dhe Andrea Kimi Antonelli me Mercedesin e dytë. Vija e tretë i takon Lando Norris dhe Lewis Hamilton, ndërsa në vijën e katërt do të niset Charles Leclerc, i cili regjistroi kohën e shtatë dhe do ta ketë në krah Isack Hadjar të Racing Bulls.
Dhjetëshja e parë e kualifikimeve plotësohet nga Oliver Bearman (Haas-Ferrari) dhe Fernando Alonso (Aston Martin) në vijën e pestë.
Në vijën e gjashtë janë Nico Hülkenberg (Sauber) dhe Alexander Albon (Williams-Mercedes), i cili qëndron përpara shokut të skuadrës Carlos Sainz, që hap vijën e shtatë përkrah Liam Lawson (Racing Bulls).
Vija e tetë përbëhet nga Yuki Tsunoda (Red Bull) dhe Gabriel Bortoleto (Sauber-Ferrari), që ende nuk ka arritur të rikthejë formën e verës së kaluar. Në vijën e nëntë nisen Lance Stroll (Aston Martin) dhe Franco Colapinto (Alpine), ndërsa rreshti i dhjetë dhe i fundit do të ketë Esteban Ocon (Haas-Ferrari) dhe Pierre Gasly (Alpine).